Erdogan dhe Rama nënshkruajnë 7 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve (VIDEO)

Erdogan dhe Rama nënshkruajnë 7 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve (VIDEO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama vazhduan takimin e tyre në kryeministri ku u firmosën 7 marrëveshje bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë.

1- Një  marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare
2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë
3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit
4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare
 5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit
 6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar;

7. Marrëveshje me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile prane Ministrisë së Mbrojtjes, z.Haki Çako me Drejtorin e Pergjithshem te (AFAD) Autoriteti i Menaxhimit te Emergjencave prane Ministrise se Brendshme te Turqise z. Yunus Sezer

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama sipas agjendës zyrtare do të drejtohen në Kuvendin e Shqipërisë ku do të mbajnë fjalimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy