
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ku temë diskutimi do të jetë kriza energjetike.
Në nisje të saj do të ketë një debat publik, një kërkesë e 15 deputetëve për të diskutuar lidhur me situatën energjetike në vendin tonë.
Ndërkohë, do të ketë edhe diskutime lidhur me 2 projektligje, atë për "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin" si edhe "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike".
Gjithashtu do të ketë edhe diskutime jashtë rendit të ditës për 60 minuta.




