
Nga studio e lajmeve në MCN Live, analisti Shpëtim Nazarko deklaroi se nëse PD vazhdon të jetë e përçarë, do të kemi një fitore të Partisë Socialiste por që siç ai shprehet nuk do na vlejë aspak në kushtet ekonomike ku ndodhemi.
Ai tha se sistemi aktual po kalbet në të gjitha parametrat, sepse kemi një opozitë të shkatërruar, qeveri të paaftë dhe krizë ekonomike
Mendoj se ne jemi në pritje, që vendimi të merret pas vendimit të gjykatës, sepse nëse shtyhen atëherë do kemi një rrumpallë dhe do kemi një fitore të PS që nuk na vlen për shkak të kushteve ekonomike ku jemi. Sistemi aktual po kalbet në të gjithë parametrat ekonomik, moral dhe po të shtosh dhe këtë që pas 13 vjetwsh sondazhet tregojnë një frymë antiqeverisë shohim se vendi do i drejtohet një telashi të ri që do e zërë me një opozitë të shkatërruar, me një qeveri që nuk është e aftë të qeverisë më dhe më një gjendje ekonomike të shkatërruar.



