Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.
Në një deklaratë për mediat Bushati theksoi se gjatë diskutimit me ministrat e jashtëm u diskutua për politikën e zgjerimit.
"U rikonfirmua një mbështetje e qartë për politikën e zgjerimit, për procesin e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri, kryesishtë për Reformën në Drejtësi, për hapat e para të vettingut për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për strategjinë e Shqipërisë dhe për rolin e linjëzimit të politikës së jashtme dhe për faktin se Shqipëria sot është më afër se kurrë për një vendimarje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE", theksoi Bushati.
Numri një i diplomacisë shqiptare theksoi se puna nuk ka mbaruar dhe i gjithë ky motivim që vjen nga vendet antare të Bashkimit Europian duhet të nxisë të gjitha forcat politike parlamentare për të vijuar më tej me reformat.
Bushati theksoi se procesi i vendimarrjes për fillimin e bisedimeve në BE është dhe duhet të bëj një përparësi kombëtare dhe duhet të dali mbi çdo lloj shrnaje politike dhe mbi çdo llojë paragjykimi partiak.



