“Mos u tregoni të paduruar”, Rama jep një lajm të mirë për Vlorën dhe jo vetëm

“Mos u tregoni të paduruar”, Rama jep një lajm të mirë për Vlorën dhe jo vetëm

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Vlorës për shpërndarjen e “Çmimeve të Arta të Lungomares”.

Në fjalën e tij, Rama tregoi disa nga projektet që qeveria ka në plan këtë mandat. Ajo që bëri përshtypje ishte ideja e një tuneli në Llogara.

“Do nisim bulevardin e ri që do sjelli transformim po kaq të madh përgjatë trupit të qytetit. Do vijojmë me investimin për qendrën historike të Vlorës, që do i japë qytetit një mundësi për të shfaqur identitetin e vet, më pas me transformimin e aksit që na çon nga Radhima në Orikum, do ketë përgatitje edhe për vijën bregdetare të Orikumit. Jemi në diskutim për të finalizuar projektin, nga Orikumi, përmes Llogarasë drejt Himarës, po shohim dy variante, variantin e projektit ekzistues për ta bërë me standarte europiane, dhe variantin tjetër për një tunel në Llogara, ju mos u tregoni të paduruar”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy