“Basha duhet të qëndrojë në opozitë”, Curri e Rakipi ironizojnë kreun e PD: Nuk do pranojë edhe po të fitojë

“Basha duhet të qëndrojë në opozitë”, Curri e Rakipi ironizojnë kreun e PD: Nuk do pranojë edhe po të fitojë

Deklaratës së Neritan Cekës se Lulzim Basha duhet të qëndrojë në opozitë dhe të forcohet, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi dhe analisti Arjan Curri iu përgjigjën duke ironizuar se janë zënë në befasi.

“Si thotë Migjeni, boll me fitore”, u shpreh Ceka, ndërkohë që Curri dhe Rakipi nuk i mbajtën dot të qeshurat dhe shtuan se as Basha nuk e synon fitoren dhe se s’do pranonte edhe nëse do fitonte.

Pjesë nga diskutimi:

Rakipi: Ju e përmendët tre herë Bashën, ai është një lider që ka humbur katër palë zgjedhje. Mos vallë është fitimtar për të humbur.

Ceka: Po ç’më duhet mua të fitojë ai gjithmonë?

Rakipi: Ai nuk ka fituar asnjëherë.

Curri: Që të bëhet rotacion.

Ceka: Këta çunat e mirë që kemi ne në opozitë po i fute në pozitë nesër do bëhen si këta që janë tani.

Rakipi: Ju thoni që të rrinë në opozitë si tani?

Ceka: Të rrinë në opozitë, të forcohen dhe të bëjnë opozitën mirë se këtë se kemi pasur.

Rakipi: Edhe atij kështu i pëlqen.

Curri: Kjo është shumë origjinale, na keni kapur gafil.

Rakipi: Na keni kapur mat.

Ceka: Si thotë Migjeni, boll me fitore.

Rakipi: Edhe atij aty i ka mbetur mendja.

Curri: Edhe kur të fitojë do habitet...

Rakipi: Po s’besoj do pranojë ai edhe po të fitojë. Nuk besoj se do ikë prej aty.

Ceka: Unë do ta mbështes opozitën përjetësisht. Bashën do ta mbështes edhe katër vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy