Kabineti qeveritar “Rama 2” që pritet të jetë gati në gusht do të jetë një kabinet i vogël.
Madje do të ketë një numër më të vogël të agjencive. inspektoriateve apo drejtorive.
Në një intervistë dhënë për InTV kryeministri Rama deklaroi: “Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”
Pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.
A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: “Po emra të rinj, patjetër”



