Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me bashkëbisedimin që ai vetë ka patur me Ministrin e Brendshëm (të asaj kohe) Saimir Tahiri, kur ka mësuar se ai i ka shitur makinën e tij tip “Audi”, familjes së Habilajve, të njohur nga drejtësia si pjesë e grupeve kriminale.
I ftuar në emisionin Zonë e Lirë dhe përballë një seri pyetjesh nga “prokurori komunist” Arian Cani, Edi Rama tha fjalë për fjalë se çfarë i ka thënë Tahirit:
“Pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk po të ndahen!”



