“Ballkani i Hapur”, Bumçi: Rama po e shet Vuçiç si lider Europian. Harxhi: Përrallë e shëmtuar

“Ballkani i Hapur”, Bumçi: Rama po e shet Vuçiç si lider Europian. Harxhi: Përrallë e shëmtuar

Ka nisur përpara ambienteve të Kryeministrisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës rajonale “Ballkani i Hapur.

Fjalën i pari e ka marrë një anëtari i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit Aldo Bumçi i cili u shpreh se më këtë nismë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç synojnë izolimin e Kosovës.

Sipas Bumçit, Rama është duke i dhënë presidentit serb “fasadën e liderit evropian” për interesin e tij personal duke shkuar kështu kundër interesit kombëtar.

Ndësra për ish-kandidaten për kryetare të PD, Edith Harxhin nisma 'Open Balkan' është një 'përrallë e shëmtuar' që po serviret sikur është hyrja në Europë. Gjatë fjalës së saj, në protestën e Berishës, Harxhi tha se Kombi ynë është në rrezik nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

"Ballkani i Hapur" është vetëm një përrallë shumë e keqe, e shëmtuar që ne po na serviret sikur është hyrja në Europë. Pyes Edi Ramën, a njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero! Janë të gjitha mashtrime. Kombi ynë është në rrezik në këto momente, rreziku i vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që i paguajnë me misionin për të djegur Ballkanin. Ku ndodhet sot Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Asgjë, në 4 vitet e fundit që është diskutuar territori i Kosovës, a bërë vetëm një deklaratë të mjerë.

Nis protesta e thirrur nga Berisha kundër nismës “Open Balkan”

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur protesta e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta është thirrur kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe duke kundërshtuar “Ballkanin e Hapur” që sipas ish-kryeministrit bie kundër parimeve të Berlinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy