
Anëtarët e PD-së në Këshillit Bashkiak Tiranë kanë sqaruar se përse u larguan nga mbledhja e ditës së enjte ku u votua projektbuxheti për 2018-ën. Sipas tyre, buxheti nuk është miratuar pasi nuk u plotësua kuorumi. Fabian Topallajt deklaron se procedura e zëvendësimit të shtatë anëtarëve të këshillit bashkiak 5 nga PS dhe 2 nga LSI nuk ka qenë sipas ligjit.



