Rama: Formalizim i puseve industriale

Rama: Formalizim i puseve industriale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një takimi konsultativ me grupet e interesit, kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018, se sa i përket, çështjes së puseve është krijuar një konfuzion i madh që ka një arsye themelore, moskuptimin.

“Njerëzit thonë ç’të duhet me ujin që nxjerr vetë. Po shko të nxjerrësh ujë vetë në Itali dhe do japësh llogari. Sepse janë pasuri kombëtare ujrat nëntokësore dhe janë normuar në legjislacionin e Republikës në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kërkohet formalizimi i puseve industriale. “Nëse një kompani që prodhon shishe uji si mund ta marrë ujin me pus industrial nga nëntoka dhe të mospaguajë asnjë kokërr leku. Ujin e kujt po merr, të gjyshit. Shfrytëzimi pa karar i burime e nëntokësore ujore ndikon tek kapacitetet ujëmbledhëse”.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “ne nuk kemi folur për puset e shtëpive, as puset e hapura nga njerëzit në fshat për vaditje, aty ku nuk ka sistem vaditjeje. Natyrisht ato puse kanë dhe një problem tjetër. Ato puse shterpësojnë tokën, kripëzojnë tokën e bëjnë të papërdorshme pas 10 vitesh, 20 vitesh sepse shkohet në shtresa që ka kripë, ndërsa uji që vjen për vaditje nuk e ka këtë problem”.

Megjithatë, theksoi kryeministri, “debati është i kotë. Çdokush që prek këtë mall duhet të jetë formal. Edhe këtu kemi një numer pusesh formale. Nuk ka taksë, as për ujin, as për energjinë, është mall”.

Rama: Është vendosur një fond i konsiderueshëm për ujësjellësat

“Dje me ministrin kemi diskutuar me KFW-në gjermane për paketën e financimit që do të jetë afro 150 milionë euro dhe do të fillojë nga vitit ardhshëm për ujësjellësat”, tha Rama, i cili shtoi se “ka dy probleme tek ujësjellësat”.

“Ashtu si tek rrugët kemi investuar në vite. Nuk është një barcaletë elektorale është një fakt. Nëse shohim sa para janë financuar nga viti 1991 për ndërtim apo rindërtim ujësjellësash dhe sa funksionojnë sot ujësjellësat, do të dalim në përfundim që me ato para ujësjellësat e Shqipërisë mund të ishin ndërtuar dy herë”, tha Rama.

Së dyti, shtoi kryeministri, “nuk mjafton të ndërtosh dhe rindërtosh ujësjellësa, por duhet të garantosh dhe cilësi në ndërtime. Dhe këtu kemi trashëguar projekte, të papërgjegjshme, kontrata, supervizionime të papërgjegjshme. Nuk po flas për një tjetër pjesë ku KFW gjermane ka bërë një punë shembullore apo ku mund të jetë bërë punë shembullore dhe nga të tjerë”.

Nga ana tjetër, theksoi kreu i qeverisë, problem është administrimi. “Ujësjellësat nuk janë zyra punësimi për militantët e partive që nuk kanë shkollë dhe që nuk mund të bëjnë punë tjetër. Ujësjellësat janë kompani që nuk kanë funksionuar në pjesën më të madhe të tyre, përjashto 2-3 raste, por kanë funksionuar si parazitë që kanë thithur gjakun e këtij vendi pafund sepse uji është gjaku i vendit dhe kanë ngarkuar në mënyrë të mistershme buxhetin e shtetit me borxhe.

Kryeministri theksoi se, që të kemi ujë në të gjithë territorin dhe t’i japim të gjithëve mundësi për ujë duhet më së pari që këto investime t’i bëjmë si duhet dhe t’i mbrojmë si duhet.

Rama: Tek uji kemi një situtaë më dramatike sa i përket humbjeve financiare

“Kemi një situatë të ngjashme me situatën e energjisë. Por ndryshe nga energjia kemi një situatë më dramatike sa i përket humbjeve financiare. Nëse në energji e filluam me 52% humbje këtu e fillojmë me 70% humbje në pikëpamjen financiare. Me burimet natyrore që ka Shqipëria na mjafton 1 % e ujit që na ka dhënë Zoti ose natyra, për të furnizuar me ujë gjithë popullsinë për të përmbushur të gjithë nevojat. Në Shqipëri për 1 litër nevojë, harxhohen 4 litra ujë”.

Kryeministri nënvizoi se, nuk ka vend normal sot që mund të pranojë këtë abuzim kombëtar me atë që është pagëzuar si nafta e shekullit të 21-të.

“Uji është burim ekonomie dhe mirëqenieje, kurse ne ujin e kemi hallin kryesor. Jo se s’kemi, e kemi aq me tepri për aq sa na duhet, por e kemi hall se na përmbyt, se na mungon kur duam të pimë, apo kur duam të vadisim tokën”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kjo situatë ka qenë e qartë dhe më parë por nuk mund të bëheshin njëkohësisht reforma në energji dhe reforma e ujit.

“E kemi pasur shumë të qartë këtë, por nuk mund të bënim dhe energjinë dhe ujin. Prandaj ndryshe nga reforma në energji kjo reformë nis me 90 ditë apel që kush merr ujë pa paguar, në kurriz të atyre që e paguajnë, të shkojë të legalizohet pa asnjë borxh, ashtu siç bëmë me energjinë. Kush nuk legalizohet pas këtyre 90 ditëve, për të do të zbatohet kodi penal që ekziston që para se ne të vinim në qeveri”, tha Rama./ATSH

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy