Kryedemokrati Lulzima Basha thotë se programi i propozuar nga PD për ekonominë e vendit nuk mund të përmbushet pa të rinjtë.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN, Basha tha se në këtë program, rinia ka “pjesën e luanit”.
“Qeveria duhet t’i hapë rrugën rinisë dhe ta çlirojë nga ajo që pengon energjinë e saj. Është popull i fortë që u ka mbijetuar shumë sfidave dhe i ka të gjitha mundësitë ta kalojë edhe këtë krizë ekonomike. Ne kemi një program të detajuar, por pa pjesën e rinisë nuk mund të arrihet. Për mua është shumë e rëndësishme të flasim për fuqinë që ka gruaja dhe vajza në shoqëri”, tha Basha.



