
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestoj emrin e shkurtë “Maqedonia Veriore”.
“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njëjtë sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski duke shtuar se kjo paraqet një hap të madh në këtë kapitull të ri.
“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski tha se për një javë do të mbahet konferencë e përbashkët e dy qeverive.
“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.
Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan për formimin e grupeve punuese në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë, bashkëpunimit afarist mes komunitetit afarist, arsimit dhe kulturës.



