“Jeton në Holandë me familjen”, reagon Basha: Rama të merret me 1000 halle që ka Shqipëria

“Jeton në Holandë me familjen”, reagon Basha: Rama të merret me 1000 halle që ka Shqipëria

Pas akuzave të fundit të bërë nga mazhoranca, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pari ishte deputeti Taulant Balla i cili në Kuvend tha se, kreu i opozitës jeton në Holandë, ndërsa sot ishte kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili gjatë një vizite në Kopshtin Nr.17, ku në përgjigje të akuzave se fëmijëve nuk u ofrohet ngrohej, ai ironizoi kreun demokrat duke thënë: “Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisni në Holandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”.

Në rrjetin social "Facebook", Basha thotë se jeton në Tiranë që prej vitit 2005 bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa e cilëson fushatë shpifjesh të nxitur nga kryeministri Rama.

“Ne vend qe te merret me 1000 halle qe ka Shqiperia, Rama leshon vemjen te genjeje prape per mua dhe familjen time. Bashke me Aurelen, ne jetojme ne Tirane qe prej vitit 2005. Femijet tane jane futur qe te vegjel ne kopesht e pastaj ne shkolle ne Tirane. Por ai vetem genjeshtra dhe mashtrime ka. Turp”, u shpreh Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy