Basha akuza Ramës nga Fieri: Sa u zgjodh kryeprokurori, Tahirit iu kthye pasaporta

Basha akuza Ramës nga Fieri: Sa u zgjodh kryeprokurori, Tahirit iu kthye pasaporta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në qytetin e Fierit për 27-vjetorin e themelimit të PD së degës në këtë qytet. Në fjalën e tij kryedemokrati theksoi se PD ka bërë sakrifica ne 27 vite dhe beteja jonë do të vazhdojë. 

“PD ka bere sakrifica keto 27 vjet dhe i tille ishte viti 2017. Beteja jone do te vazhdoje çdo dite, sepse interesi yne nuk eshte pushteti, por interesi i vendit dhe cdo qytetari. Saimiri Tahiri perfitoi miliona nga trafiku i droges dhe eshte i lire, ndersa Estref Halili, i riu 22-vjecar, vari veten ne burg nje vit me pare per 2 gram hashash. Sot e gjithe qeveria eshte ngritur ne kembe per Saimir Tahirin, por asnje nuk tha nje fjale per 22 vjecarin qe nderpreu jeten per 1 cigare hashash. Edi Rama u be edhe prokuror, edhe gjykates per te mbrojtur Saimir Tahirin", deklaroi Basha. Kreu i opozitës vazhdoi akuzat maxhorancës qeverisëse duke theksuar se menjëherë pas emerimit te Rames Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaporten.

"Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete", tha kreu i opozitës.

Basha thotë se në Shqiperi jane 300 mijë shqiptarë që nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. "Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro  per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret. Korrupsioni, krimi, kapja e drejtesise dhe vjedhja e zgjedhjeve jane produkt i nje qeverie ilegjitime”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy