Vuçiç u ankohet amerikanëve: Taksa dhe aksioni në veri të Kosovës destabilizojnë rajonin

Vuçiç u ankohet amerikanëve: Taksa dhe aksioni në veri të Kosovës destabilizojnë rajonin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka pritur sot në Beograd delegacionin amerikan të Këshillit Atlantik, të prirë nga zëvendës presidenti ekzekutiv, Damon Wilson.

Në këtë takim ,kreu i shtetit serb është ankuar tek amerikanët për lëvizjet e Prishtinës, duke përmendur vendosjen e taksës dhe gjithashtu edhe aksionin e fundit të Policisë e Prokurorisë në Veri të Kosovës.

Sipas tij këto masa të tilla dërgojnë në destabilizim të gjithë rajonit.

“Vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, si dhe gjithashtu veprimet e fundit të Policisë në Veri të Kosovës, janë thyerje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe gjithashtu edhe të Marrëveshjes së Brukselit, dhe lëvizje të tilla dërgojnë në destabilizim të të gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe", raporton "Blici" serb. 

Ndër të tjera kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

E nga Këshillit Atlantik, Wilson ka thënë se janë të angazhuar që për të qenë një partner i mirë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy