
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka certifikuar 11 kandidatët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe.
Tre kandidatët e certifikuar në Mitrovicën e veriut janë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atic nga Lëvizja Vetëvendosje.
Tre kandidatë janë certifikuar edhe në Leposaviç.
Albulena Behluli Hetemi nga PDK, Alekandar Jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
I njëjti numër i garuesëve është edhe për komunën e Zveçanit.
Aty do të garojnë Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviç, Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa në Zubin Potok do të garojnë dy kandidatë. Flatron Hasani si kandidate e pavarur dhe Izmir Zeqiri nga PDK.
Lista Serbe nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposavic.
Ndaj këtij vendimi të saj kanë shprehur keqardhje ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vendet e QUINT-i apeluan që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.



