Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Amuli: Janë propozuar së paku 15 kandidatë, Shkodra ka nevojë për administrator

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Amuli: Janë propozuar së paku 15 kandidatë, Shkodra ka nevojë për administrator

Me caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit, tashmë kanë filluar përgatitjet e partive pjesëmarrëse në këtë proces.

Shkodra është një nga bashkitë që do të futet në këto zgjedhje lokale.

Por se si dhe a do të jenë demokratët shkodranë të ndarë për të fituar bashkinë, kryetari i degës së PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, në një komunikim përmes skype për edicioni “MCN live”, konsideroj se asnjë kandidat tjetër i pavarur nuk mund të fitoj Shkodrën pa siglën e PD-së.

“Demokratët kanë treguar që dinë të bashkohen dhe do të dalin akoma më të fortë. Kushdo që mendon ndryshe, të dali kundër, të ik nga PD, s’do t’jua sugjeroja asnjë kandidati të garojë i pavarur,

0 shanse ka një persona që të dal i pavarur, te fitoj zgjedhjet në qytetin e Shkodrës, kundër siglës së PD-së, kemi pasur rastin e Jozefina Topallit e cila nuk arriti te fitoj mbi 500 vota. Secili që mendon ta shkatërrojë PD, është shumë i vogël para siglës së PD-së”.

Sipas kryetari të degës së PD -së në Shkodër, deri tani në selinë qendrore të PD-së, janë çuar më së paku 15 emra kandidatësh të sferave dhe drejtimeve të ndryshme, të denjë për të drejtuar Shkodrën, e cila si bashki ka nevojë për një drejtues që sipas tij, flenë e çohet me problemet e këtij qyteti.

“Të paktën kemi çuar së paku 15 emra në selinë e PD-së në Tiranë, nga të gjitha fushat, bashkia pa nevojë për një administrator të mirëfilltë, që flenë e zgjohet me problemet e qytetit, që i njeh problematikat e zonave rurale me themel, ata do ti gjykoj sovrani”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy