Komisioneri Dervishi ngre në Bruksel statusin e vendeve kandidate në transferimin e të dhënave

Komisioneri Dervishi ngre në Bruksel statusin e vendeve kandidate në transferimin e të dhënave

Gjatë punimeve të Mbledhjes së 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), zhvilluar në Bruksel, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e vlerësimit të progresit të vendeve kandidate në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. 

 

Gjatë sesionit të diskutimit me Komisionerin Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, Dervishi paraqiti progresin e arritur nga Shqipëria në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Acquis të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

 

Dervishi theksoi se Shqipëria ka miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, plotësisht të harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën 2016/680 për autoritetet e zbatimit të ligjit, disponon një autoritet mbikëqyrës të pavarur në përputhje me standardet evropiane dhe kontribuon prej vitit 2016 në punën e Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) në cilësinë e vëzhguesit.

 

Duke iu referuar faktit se, pavarësisht këtij progresi, nivelit të lartë të përafrimit me standardet evropiane dhe duke u konsideruar në të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria ende vijon të konsiderohet vend i tretë për qëllime të transferimit të të dhënave personale.

 

Në këtë kontekst Komisioneri Dervishi theksoi nevojën që progresi i vendeve kandidate të vlerësohet në mënyrë objektive dhe në përputhje me nivelin e harmonizimit të legjislacionit dhe kapaciteteve institucionale me Acquis të Bashkimit Evropian me ritme më të shpejta.

 

Në përgjigjen e tij, Komisioneri Evropian Michael McGrath vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e përputhshmërisë së legjislacionint me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. 

 

Ai theksoi se marrëdhënia e Bashkimit Evropian me Shqipërinë në këtë fushë zhvillohet në kuadër të një procesi më të gjerë dhe më ambicioz, të lidhur drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit në BE, i cili përfshin një nivel më të avancuar integrimi sesa një vendim i veçantë për përshtatshmërinë (adequacy). Gjithashtu, ai nënvizoi se transferimet e të dhënave personale mund të realizohen në përputhje me mekanizmat dhe instrumentet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

 

Gjatë mbledhjes plenare, pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh me rëndësi për zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në Bashkimin Evropian, përfshirë anonimizimin e të dhënave, njoftimin e shkeljeve të sigurisë, ndërveprimin ndërmjet Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Aktit për Tregjet Digjitale (Digital Markets Act), si dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja. 

 

Pjesëmarrja aktive e Autoritetit Shqiptar në punimet e EDPB-së dhe diskutimet e zhvilluara në nivel të lartë evropian konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, si pjesë e procesit të integrimit evropian dhe forcimit të të drejtave themelore të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy