
Duke analizuar faktin se si mund të rimëkëmbët PD në të gjitha drejtimet, ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, është i mendimit se duhet një brez i politikanësh që duhet zgjedhur me garë.
I ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, Elezi, beson se ai që mund Berishën me garë, ai është lideri i aftë për të drejtuar PD, pse jo edhe si kryeministër i ardhshëm.
Është një argument se pse duhet përballja me Berishën. Duhet rrit një brez i ri politikanësh që ku mendojnë se tjetri nuk është më në rrugën e duhur, pra modeli që përfaqëson nuk është në rrugën duhur, duhet përballur për ta mundur. Nëse nuk e mundë, nuk je i aftë për të.
Varianti, ‘të ik ai se vij unë’, është i dështuar, i papranuar për mua, në mënyrë të vazhdueshme e kam përsëritur se duhet mundur me gare modeli Berisha, ai që nuk e mund atë nuk është i aftë për të drejtuar PD-në, ai është lideri dhe kryeministri i ardhshëm. Individi duhet te jetë koncentrat i një grupi dhe grupi të jetë i një bashkësi me të madhe.



