Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, Arjan Hoxha nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në këtë bashki. I shoqëruar nga disa mbështetës ai ka bërë një protestë paqësore para KQZ-së duke pretenduar se zgjedhjet janë vjedhur dhe se ai disponon disa prova për këtë çështje.
Kamza është e vjedhur sot në mënyrën masive të saj.
Ne pretendonim se do ishte një garanci me tepër, por ishte një rezultat i paracaktuar. E vetmja mënyrë që të merrej Kamza ishte votimi elektronik. Makineri e krimit zgjedhor.
Duhen marrë një orë e më parë ekspertët. Është skenë krimi. Duhet të vendosen nën sekuestro KZAZ-të ku ndodhen pajisjet nëse ato nuk janë shkatërruar. Është shkelur parimi bazë i demokracisë. Në qendra votimi që kemi pasur 1000 vota plus, sot jemi 700 minus.



