Gazetari Artan Hoxha thotë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është sponsori më i madh elektoral i Partisë Socialiste.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se edhe nga burgu në mesazhin e tij i kërkonte ndjesë kryesocialistit Edi Rama se nuk do të ishte në krahun e tij gjatë zgjedhjeve.
Sipas tij, vizita e sotme e Edi Ramës në bashki për të takuar nënkryetarët ishte ndër të tjera për të dhënë kurajo.
Vajtja e Ramës përveçse ka shkuar për të dhënë kurajo, se Bashkia Tiranë mban 40% të popullsisë së vendit.
Plus që është institucion që e njeh mirë, ka vajtur për të dhënë kurajo dhe për të treguar se ne jemi akoma fort dhe për t’i dhënë një mesazh Erion Veliajt që po të mbështesim.
Se në bashki është trashëgimia e Erion Veliajt.
Ndërsa sa i takon pretendimeve për shantazh të prokurorëve nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, Hoxha tha se dosja është mijëra faqe dhe roli i saj mbetet për tu parë.
Nëse kemi parë një vendim mase sigurie 366 faqe, imagjinoni sa është dosja.
Për rastin e deputetes Bushka, SPAK nëse do kishte të dhëna më të rëndësishme do i ishte drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por SPAK e ka regjistruar emrin e saj dhe e kanë aktualisht nën hetim, për të parë se ku ka ndërhyrë dhe me çfarë qëllimi.



