Basha me akuzë të fortë për Markun dhe Prelën: Fshehin provat që lidhin Dakon e Gjiknurin me bandat

Basha me akuzë të fortë për Markun dhe Prelën: Fshehin provat që lidhin Dakon e Gjiknurin me bandat

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka hedhur akuza për Prokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe kryeprokuroren Arta Marku, duke shkruar se ato “po fshehin prova të forta akuzuese për Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin.

Sipas kreut të PD dy emrat e PS, Dako dhe Gjiknuri janë të lidhur me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive “tendera dhe para në shkëmbim të votave” nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë”.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", Basha thotë se "dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke".

Por ne vend te reformes, thotë shefi i opozitës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapen drejtesine me ndihmen dhe heshtjen e disa bashkfajtoreve qe sot bejne shurdhmemecin.

"Drejtesia e kapur eshte sot garancia e vetme qe mban larg burgut banden ne pushtet. Kush nuk e kupton eshte idiot. Kush ben sikur nuk e kupton eshte bashkefajtor.Qeveria e lidhur me krimin. Drejtesia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarket qe pastrojne parate e krimit dhe te korrupsionit qeveritar", vazhdon më tej Basha.

Basha thekson se këto jane sfidat jetike dhe pa zgjidhjen e tyre sipas tij, Shqiperia shkon drejt katastrofes totale.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy