Largimet nga vendi/ Meta: Alarm i kuq, të ndalet shterimi asgjësues i popullit

Largimet nga vendi/ Meta: Alarm i kuq, të ndalet shterimi asgjësues i popullit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flasin për largimet masive të të rinjve nga vendi.

 Meta thekson se ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit.

 “Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit. Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

 Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy