Gjatë një takimi të zhvilluar me kryedemokratin Sali Berisha në selinë e partisë, Raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman Peter Beyer tha se u diskutuan disa çështje kryesore një prej të cilave është drejtësia, ku problemet janë më të theksuara.
Ndërkohë Berisha deklaroi se e njohu deputetin gjerman me nivelin e kriminalitetit në vend.



