Çështja “Beleri”/  Kush e fiton betejën? Vangjel Dule flet mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë

Çështja “Beleri”/ Kush e fiton betejën? Vangjel Dule flet mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule tha në emisionin “Scrolling” në MCN TV se mendime të tilla që “gjiganti Rama theu Mitstotakis-in” lidhur me çështjen “Beleri” janë reminishenca të regjimit totalitar.

Dule tha se kemi një mungesë të theksuar serioziteti dhe burrështetësie nga Rama, i cili sipas kreut të PBDNJ nuk e dëshiron integrimin në BE sepse shtohet kontrolli.

I pyetur se kush do fitojë Shqipëria apo Greqia, Dule tha se marrëdhëniet Tiranë-Athinë mund të jenë vetëm “win-win”. 

Z.Beleri është i fituar, komuniteti i Himarës do jetë i fituar, 100 herë të përsëriten zgjedhjet z.Beleri do jetë fitues. Nuk mund të ketë dënim pa përfunduar gjyqi në Strasburg. Shikoj disa analiza dhe mendime që shikoni gjigantin Rama si theu Mitsotaks-in, që këtu s’ka më të ndërhyjë Greqia. Këto janë reminishenca të regjimit totalitar! Nuk e kuptojnë mënyrën e funksionimit të botës moderne, aq më tepër të dy vendeve në NATO. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, vetëm win-win mund të jenë. Por që të jenë në këtë ekuilibër duhet të ketë sinqeritet. Forcat qeverisëse në Greqi kanë një interesim të sinqertë. Me rastin Beleri u surprizuan në mënyrë të pakëndshme. Sepse nuk ekziston fenomeni i shejtan-budallallëkut në mënyrën e të menduarit të Mitsotaks-it. Kemi mungesë të theksuar serioziteti dhe burrështetësie nga i pari i vendit (Rama). Pse s’e do Rama integrimin, nëse nuk e do, sepse përafrimi i mëtejshëm shton rritjen e kontrollit, që është fobia më e madhe e z.Rama. Nuk mund të ecësh me një fqinj me një mentalitet karshillëku. 

Kemi që në 12 korrik një rezolutë të PE, thekson dy elementë, vazhdoni procesin gjyqësor, por ka dy bishta, që janë dy krerë të çështjes, ky njeri është i pafajshëm deri sa të dënohet, kështu që lejoheni të betohet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy