Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në Kuvend për projektrezolutën lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, deklaroi se duhet gjetur guximi për t’iu vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan për shkak të shovinizmit serb.
Ai tha se kalimi Kuvend i kësaj rezolute e bën më të madhe barrën e deputetëve në Kuvend për të sjellë sa më parë e miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.
Të mos mbetemi peng të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes që s’mund të jetë e paqtë dhe e begatë pa shëruar plagët e një lufte që shqiptarët se kanë nisur por e kanë pësuar.
Që Serbia të integrohet në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes dhe pranimin e krimeve, duhet ti tregojmë njëzëri që rruga drejt të ardhmes është përmes pranimit të së shkuarës, distancimit nga Millosheviçi dhe kërkesa e faljes nga autoritetet sot të Serbisë.
Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë është amnisti e fshehtë e një të shkuare që rrezikon të përsëritet. Sot nderojmë më shumë se 8 mijë viktima të pafajshme të gjenocidit serb të Srebrenicës.



