Humbja e doktor Drini Dobi/ Rama: Humbja e tij krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë!

Humbja e doktor Drini Dobi/ Rama: Humbja e tij krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi. Në një status në Facebook, Rama shkruan se humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe doktor Drini, krijon ndjesinë e një boshllëku të veçantë.

Postimi i plotë:

Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.

Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij.

Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy