Rama prezanton paketën “anti-shpifje”: Çdo shpifje në gjyq, paratë e fituara për edukimin

Rama prezanton paketën “anti-shpifje”: Çdo shpifje në gjyq, paratë e fituara për edukimin

Kryeministri Edi Rama ka vendosur se do të paditet kushdo që shpif për qeverinë, ministrat apo qoftë dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit ka bërë publik vendimin e tij për të paditur këdo dhe cilindo që sipas tij do të shpifë për qeverinë dhe socialistët.

Kreu i qeverisë shkruan se s’mund të durojë dot më llumin e baltës dhe sajesat politike që bien në kurrizin e qeverisë që ai drejton. Kësisoj Rama ka bërë një paralajmërim për të gjithë, kush shpif do të paditet në gjykatë.

"Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë. Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t'u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjelljes qytetare, të cilin çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!", shkruan Rama.

Sipas tij, paratë e fituara në këto procese gjyqësore do të shkojnë për edukimin. Rama shprehet se në PS do të ngrihet një departament “anti-shpifje”, i cili do të ketë për detyrë detektimin e tyre, ndërsa më pas beteja do të vijojë në gjykatë.

"Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore. Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit. Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes", vazhdon Rama më tej.

Kreu i qeverisë shkruan më tej se kazanpolitika dhe kazanmedia, s'mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan.

Sipas tij, shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t'i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre.

Rama thotë se çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy