Është inauguruar ditën e sotme godina e re e Vettingut.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili në një status në Twitter, shkruan se pas 3 vjet punë, impenjim e sakrifica mbërritëm këtu.
“Vetingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Flm të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë. Vetingu për një fytyrë të re drejtësie, force dhe besimin e njerëzve.
Të shpresojmë te ata që e kane marrë përsipër këtë mision historik. Urime” shkruan ministri, i cili ka qenë Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi.



