Referendumi, Malko: Festivali më i madh i demokracisë, kuvendi 11 Dhjetorit shkarkoi Bashën

Referendumi, Malko: Festivali më i madh i demokracisë, kuvendi 11 Dhjetorit shkarkoi Bashën

Anxhela Malko, anëtare e FRPD në një prononcim për MCN ka komentuar  ecurinë e votimit në njësinë numër 5 në kryeqytet mku po votohet për shkarkimin e Lulzim Basghës.

Tekdsa e cilësoi si një proces jashtëzakonisht të mirë, ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë incidente, madje e cilësoi këtë proces si festivalin më të madh të demokracisë.

Ndërsa komentoi Kuvendin e Bashës në Pallatin e Kongreseve, ajo tha se nuk pret asgjë nga ajo ngjarje pasi sipas saj kuvendi legjitim i 11 dhjetorit e shkarkoi Bashën.

Ecuria ka qenë jashtëzakonisht sh e mirë në njësinë 5. Siç shihet mbarëvajtja ka rëndësi parësore dhe po ecën shumë mirë dhe në transparencë të plotë dhe me praninë e medias.

Deri tani numri i anëtarëve që kanë votuar është 320 dhe jo vetëm që nuk ka pasur incidente por mund të them se është festivali më i madh i demokracisë. Procesi i numërimit do jetë në transparencë të plotë ku ju ftoj dhe ju mediave të jeni prezentë.

Sa për Kuvendin e Bashës në Pallatin e Kongreseve mund t’ju kujtoj se në 11 dhjetor kuvendi kombëtar legjitim ka shkarkuar Bashën dhe nuk di çfarë vendimesh mund të marrë deputeti Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy