Me afrimin e datës së zgjedhjeve, janë ashpërsuar edhe sulmet mes grupeve të Partisë demokratike. Deputeti Edi Paloka akuzoi Alibeajn se ka marrë para nën dorë dhe përmes tenderave për të bërë fushatë kundër Berishës. Ndërsa Alibeaj ka thënë se pas zgjedhjeve do të zgjedhë kreun e ri të Partisë Demokratike, por pa grupin e Berishës.



