“Të gatshëm të dëgjomë çdo lloj kritike”, Balla, Manastirliu dhe Xhaçka mbajnë fjalën në Kongres

“Të gatshëm të dëgjomë çdo lloj kritike”, Balla, Manastirliu dhe Xhaçka mbajnë fjalën në Kongres

Kongresi i PS-së vijon të zhvillojë punimet, ndërkohë që fjalën po e mbajnë disa nga ministrat dhe funksionarët më të lartë socialistë. 

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla,  u shpreh i gatshëm për çdo lloj kritike nga pjesëmarrësit.

 “Jemi të gatshëm sot të dëgjomë çdo lloj kritike, çdo lloj shqetësimi, jemi të gatshëm  që sheshi Nënë Tereza të jetë sheshi i debatit më të madh që mund të zhvillohet sot në Shqipëri për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin edhe për elementin e sigurisë ushqimore”.

Ndërkaq ministrja Manastirliu e vuri theksin te rritja me 40 për qind e pagave të mjekëve dhe infermierëve, duke filluar nga 1 korriku.

“Do të fillojmë t’i rrisim pagat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit, duke filluar nga 1 korriku. Brenda këtij mandati pagat për mjekët dhe infermierët do rriten në 40 për qind. Autonomia spitalore do mundësojë që stafet mjekësore të paguhen sipas performancës”.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se Kosovës po i bëhet një padrejtësi e madhe nga vendet  BE-së, duke mos i liberalizuar vizat. Ajo tha Shqipëria ka prioritet kryesor Kosovën në politikën e saj të jashtme, ndërkohë që ka theksuar se liberalizimin e vizave do e trajtojë në Këshillin e Sigurimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy