Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se ka nisur hetim administrativ në lidhje me skandalin tek Onkologjiku.
Ajo tha se do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajon jetën njerëzore si mall shumice në tregun e lirë.

Po risjell reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit.
Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.
Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e rajon jetën njerëzore si mall shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut.
Ndërsa Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se disa banditë nuk bëjnë dot pis bluzat e bardha dhe të njollosin sistemin.
Neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë. Ata do të ndëshkohen por disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat. Do marrim masat që tha kolegia, por edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar, në 2023 është ndëshkuar një punonjëse.
Në janar-korrik 2023 ka pasur një plan masash për hetim administrativ tek Nënë Tereza me synon Onkologjikun. Qeveria mbështet maksimalisht bluzat e bardha, por nuk lejon banditët me bluza të bardha të njollosin sistemin.



