Zgjedhjet në Kukës, lirohet nga detyra prefekti Halilaj/ Emërohet pasuesi

Zgjedhjet në Kukës, lirohet nga detyra prefekti Halilaj/ Emërohet pasuesi

Kandidati socialist për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj është liruar nga detyra gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, për t’i hapur rrugë garimit.

Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kukësit do të mbahen më 24 shtator, pas largimit të kryetarit të zgjedhur Safet Gjici, i cili dha dorëheqjen pas video-skandalit, ku shihej në raporte intime në zyrën e tij.

Vendim

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 VENDOSI:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy