Ultimatumi i KQZ: Në 30 KZAZ s’ka propozime për komisionerë, e patolerueshme

Ultimatumi i KQZ: Në 30 KZAZ s’ka propozime për komisionerë, e patolerueshme

Kur kanë mbetur vetëm 6 ditë nga dita e votimit, Partitë nuk kanë dorëzuar ende anëtarët e Komisioneve të Qëndrave të Votimit.

KQZ e quan situatë të patolerueshme dhe rendit 30 KZAZ për të cilat partitë nuk kanë dorëzuar ende emrat e anëtarëve të KQV-ve.

Përmes një njoftimi për median, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i bëri thirrje partive të dorëzojnë menjëherë emrat e anëtarëve

“Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse. Të dorëzohen menjëherë emrat e komisionerëve të KZAZ”, zëdhënësja e KQZ-së.

 Rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve

  1. Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 – Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
  2. Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 – asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
  3. Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 –  I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
  4. Qarku Tiranë (7  KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .
  5. Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ  46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ  47, 48, 49, 50 – nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.
  6. Qarku Fier (1 KZAZ),  KZAZ56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
  7. Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 – nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.

8.     Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy