Diga e HEC-it të Okshtunit gati brenda 2018-s

Diga e HEC-it të Okshtunit gati brenda 2018-s

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e shoqëruar nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, u ndalën të shtunën në HEC-in e Okshtunit, ku inspektuan punimet për ndërtimin e digës më të madhe në Ballkan, realizuar tërësisht me investim shqiptar.

Ajo u shpreh se investime të tilla janë një histori suksesi për vendin tonë dhe diga pritet të mbarojë brenda vitit 2018.

Ministrja gjithashtu vizitoi qytetin e Librazhdit, një nga bizneset fasone të ndërtuara në dy vitet e fundit, por që ka arritur të punësojë mbi 210 persona, numër ky që pritet të rritet me rritjen e kapaciteteve të kompanisë.

Në fjalën e saj, Qato theksoi se kontakti me sipërmarrësit na bën të jemi sa më pranë problematikave të tyre për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. “Kjo sipërmarrje, jo vetëm ka rritur numrin e të punësuarve në këtë zonë, por ka rritur edhe standardet e punës, standard për të cilat vetë qeveria ka projektuar dhe ka programe të mirëfillta për të rritur profesionalizmin e punonjësve, por edhe cilësinë e produkteve që dalin nga ky sektor. Është e rëndësishme të theksohet se kjo kompani eksporton në Europën Perëndimore, dhe është një histori suskesi për prodhimin vendas”, u shpreh ministrja.

Ajo vuri në dukje se problematikat e hasura nga ky sektor do t’i parashtrohen qeverisë në mënyrë që të lehtësohet kapaciteti i punës së tyre dhe të rritet sa më shumë prodhimi dhe investimi.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra në fjalën e tij u shpreh se investimet e kohëve të fundit në Librazhd nuk ishin parë në 25 vitet e fundit. “Këtu janë të punësuar qindra persona të cilët mbajnë familjet”, vuri në dukje Gurra, ndërsa siguroi se pushteti vendor do të jetë krah sipërmarrjes, me qëllim që të afrojmë edhe sipërmarrës të tjerë të investojnë në këtë zonë.

Vizitat e ministres Qato po zhvillohen në kuadër të një njohjeje më të thellë me mundësitë dhe problemtikat e sektorit fason në mënyrë të tillë që të ideohen strategji të mirëfillta për çeljen e bizneseve të reja, të cilat do t’i japin punësim më të lartë shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy