Rama: Tirana për turistët qytet spektakolar, nuk i vjen e keqja nga ndërtimi i kullave

Rama: Tirana për turistët qytet spektakolar, nuk i vjen e keqja nga ndërtimi i kullave

Kryeministri Rama në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se aty ku bëhen kulla nuk bëhen pa logjikë sepse nuk i vjen e keqja Tiranës nga ndërtimi i kullave. Ai tha se Sahati i Tiranës u shkatërrua kur u bë Torre Drin pas saj dhe se sipas tij, ajo që po ndërtohet sot aty është në harmoni të plotë me të.

Sahati Tiranës u shkatërrua kur u bë Torre Drin pas saj. Profili i katedrales sonë që është Sahati u prish me Torren që ishte një çmenduri që të ndeje çarçafë në ballkonet në mes të Tiranës. Ndërsa ajo që ndërtohet sot është komplet në harmoni me sahatin dhe kur kjo të mbarojë do jetë plotësisht në harmoni. Ajo që ndodh është se ata të huaj që vijnë janë çdo vit e më shumë ata e pëlqejnë shumë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Akoma më shumë arkitektët e huaj që vijnë këtu, jo vetëm ata që bëjnë projekte por dhe ata që vijnë si vizitorë thonë se është një qytet spektakolar, e thonë për Tiranën që ju e kritikoni.

Më tej ai theksoi se ‘kam mijëra foto që mund t’ju tregoj se si bota kombinon të vjetrën me të renë, duke i bashkuar bashkë fare, si e merr sahatin e Tiranës dhe e fut në barkun e një kulle. Si ai stadiumi që ishte e zezë dhe u bë finalja. Ta priste mendja se do shihje një finale evropiane në Shqipëri. Ja pra prandaj duhet të keni besim tek unë për këto punë. Aty ku bëhen kulla nuk bëhen pa logjikë sepse nuk i vjen e keqja Tiranës nga ndërtimi i kullave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy