
Skandali te Onkologjiku është në krye të axhendës politike.
Gazeari Andon Kello për MCN Live ka bërë me dije se seanca e sotme është parashikuar të nisë me një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut.

Ai tha se ministrja Koçiu deklaroi një ditë më parë se do të forcohet ligji ndaj mjekëve që shkelin të drejtat e pacientëve dhe po hetohet gjithë stafi i spitalit.
Gjithashtu ditën e sotme pritet një interpelancë në formën e pyetje- përgjigjeve mes Erisa Xhixhos dhe Ogerta Manastirliut.
Mbetet të shohim nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë nga Manastirliu dhe një koment pasi skandali te Onkologjiku ka marrë formë kur ajo ishte ministre në krye të Shëndetësisë.
Ka dhe disa pika të tjera dhe projektligje për agjencinë për mbrojtjen e sigurinë që pritete të diskutohen në seancën e sotme.
Lidhur me këtë skandal fillimisht denoncimet kanë ardhur si nga pacientët dhe mediat, ku shpesh herë është ngritur shqetësimi se në QSUT mungojnë aparaturat dhe barnat megjithatë kjo skemë abuzimi ishte dhe më e thellë dhe ministria e shëndetësisë nga ajo ditë ka reaguar dy herë.



