GJKKO vendos sot për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

GJKKO vendos sot për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

Sot, më 13 maj 2026, në orën 10:15, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të shpallë vendimin lidhur me pushimin e akuzës dhe hetimeve ndaj ish-kreut të Komisioni i Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.

 

Çështja penale me numër 98 është parashikuar të shqyrtohet nga gjyqtari Paulin Çera. Në dosje përfshihen gjithashtu edhe shtetaset Vilma Bajram Zhupaj, Lindita Ali Skeja, Merita Hamit Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

 

Vendimi i pritshëm i GJKKO-së lidhet me kërkesën për pushimin e procedimit penal dhe hetimeve ndaj ish-zyrtarit të lartë të KPP-së.

 

Ndërkohë ka rënë masa e pezullimit nga detyra për Myzyrin, dhe ai ka të drejtë që nëpërmjet procesit civil të kërkojë të rikthehet në detyrë.

Nga ana tjetër SPAK ka pushuar hetimet për ish kryetarin e prokurimeve publike Jonaid Myzyri i akuzuar për shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy