Samiti për Ukrainën, Barbullushi: Dëshmuam se jemi partner i besueshëm

Samiti për Ukrainën, Barbullushi: Dëshmuam se jemi partner i besueshëm

Këshilltarja e kryeministrit Rama, Odeta Barbullushi, thotë se samiti i mbajtur dje në Tiranë, “Ukrainë – Europa Juglindore”, me praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, tregoi se Shqipëria i ka kapacitetet për të krijuar një platformë ku liderë me qëndrime të kundërta të ulen në tryezë.

Për madhësinë dhe fuqinë që kemi, jemi përpjekur të japim kontribut në përpjestim të zhdrejtë me valencën tonë. Shqipëria ka dëshmuar se mund të jetë një partner i besueshëm. Në një rajon me problematika të ndryshme, është e rëndësishme që Shqipëria krijon këtë platformë, ku liderët mund të takohen. Në mund të kontribuojmë në sigurinë europiane, prandaj është i rëndësishëm ky samit. Është i rëndësishëm aktivizimi në të gjitha platformat rajonale. Aty ku është e mundur ne mund të sjellim në të njëjtën tavolinë palë që kanë qëndrime të kundërta, për të hapur mundësi bashkëpunimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy