Arrestimi i Veliajt, Soko: Pikë kthese për Shqipërinë, rrëzoi mitin e pandëshkueshmërisë

Arrestimi i Veliajt, Soko: Pikë kthese për Shqipërinë, rrëzoi mitin e pandëshkueshmërisë

Pano Soko nga Nisma Thurje në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV e ka konsideruar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veiaj si fillimin e shthurjes së një lëmshi korruptiv.

Ai tha se kjo është një pikë kthese për Shqipërinë sepse kemi të arrestuar për herë të parë një zyrtar në zyrë të një niveli të lartë politik dhe sipas tij kjo ngjarje nga sot rrëzoi mitin e pandëshkueshmërisë.

Ky është një moment i veçantë sepse kemi të bëjmë me një njeri të rëndësishëm të politikës të arrestuar në zyrë.

Duhet ta veçoj këtë ditë të sotme sepse është vërtet ditë e veçantë, është një pikë kthese për Shqipërinë sepse kemi të arrestuar për herë të parë një zyrtar në zyrë të një niveli të lartë politik dhe nga sot miti i pandëshkueshmërisë ka rënë.

Me Erion Veliaj ky mit ka rënë dhe tashmë janë të rrezikuar të gjithë, nuk shoh më asnjë njeri të përjashtuar.

Kjo ka qenë një stek prove për SPAK i cili është atemuar gjatë gjithë kohës për qëndrimet e veta duke akuzuar si pjesë e skemës së Ramës, etj etj por kam qenë gjithmonë e mendimit se SPAK është i përbërë nga njerëz që ka dhe të mirë por tashmë do duhet që të gjithë aktorët politikë do duhet të mbështesin SPAK dhe këtu e kam fjalën për PD.

Goditja që i është bërë maxhorancës është e madhe për të mos pasur bajas politik. Ky është një moment për Ramën i cili duket sikur është fshehur sepse i është rrëzuar e gjithë kalaja e ngritur me dardhë e mollë dhe askush se beson më se i kanë kaluar miliarda euro nën hundë.

Ne nesër kemi thirrur një protestë para kryeministrisë me thirrjen e vetme që Edi Rama duhet të largohet sepse me këto rekorde që ka, s’ka më çfarë kumbullash dhe dardhash të mbajë më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy