
Analisti Ben Andoni rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç në Malin e Zi e cilëson si rrjedhojë të egos së tij personale.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Andoni tha se Abazoviç nuk arriti të kuptonte se pozicioni që kishte.
Ai përfaqëson një grupim të vogël në Malin e Zi, karriera e paplotësuar e bënte që çdo hap ta bënte me kujdes, duhet ta linte dhe pak Balkan Open, për të parë nëse do kishte sukses me vendet e tjera.
Hapi me marrëveshjen me kishën serbe, duke lehtësuar ardhjen e autoriteteve kishtare serbe në Cetinjë, i uli jashtëzakonisht pikë. Në pozicionin e tij duke përfaqësuar një parti kaq të vogël, nuk mund të bënte kapërcime kaq të mëdha. Problemi i kishës serbe është problematikë me Maqedoninë, dhe Malin e Zi.
Të gjitha këto i kaloi me vetëbesim shumë të madh. Ai përfaqëson ekologjistët, kishte vokacione të tjera. Do i mjaftonin dy vite që të tregonte staturën e vetë qeverisëse. Dje që ishte mocioni i votëbesimit, ka bërë negociata gati kokë më kokë, për të bërë një zbërthim të gjithë formacionit të tij politik thjesht për të mbijetuar. Ai humbi besimin ndaj shqiptarëve dhe e përdori si argument që është shqiptar.
Mali i Zi ka treguar se nuk i shikon shumë këto probleme etnike. Kjo retorikë e tij e bëri pak qesharak. Është deri në shtator në detyrë, por besoj se nuk do jetë e lehtë dhe do jetë qeveri e arnuar. Kanë bërë tre ekzekutive për një periudhë shumë të shkurtër. Është sens i mirë demokratik.
Lidhur me heshtjen e Tiranës zyrtare, ai shtoi se nuk beson se mund të ndryshojë ndonjë gjë dhe se nuk kanë interesa të përbashkëta politike me Malin e Zi.
Por sipas tij, ajo që na intereson është përçarja e faktorit shqiptar.
Abazoviç shfaqi ego shumë të madhe. Por problemi i egos, nuk mund të shkojë mbi staturën e Gjukanoviç. Është një lojtar i vjetër, shumë i përfolur dhe problematik, por ka mbështetje të madhe në Malin e Zi.
Retorika e Abazoviç i ka ulur peshë. Një kryeministër me mbështetje të tillë, staturë të tillë dhe karrierë të pakët, nuk mund të bëjë hapa galopant si pjesë e Ballkanit të Hapur. Duke pasur mbështetje mund të bësh akte të tilla, sepse sheh dhe impaktin që mund të kesh në këtë ardhmen.
Më shumë u ndikua nga aktorët që luajnë tek Balkan Open, por Vuçic është President prej disa mandatesh, Rama Kryeministër prej tre mandatesh. Mendoj se ka menduar më shumë për karrierën e vetë, se sap për staturën e politikanit shqiptar



