LIBRA koalicion me Bashën ose me Ramën, ja si përgjigjet Ben Blushi

LIBRA koalicion me Bashën ose me Ramën, ja si përgjigjet Ben Blushi

Kreu i Partisë LIBRA, i pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me PD-­në, apo Lulzim Bashën, ka deklaruar se nëse anëtarësia vendos kështu, ai do të japë dorëheqjen nga kryesimi i partisë.

“Nëse LIBRA hyn në koalicion me PS apo me PD nuk do jem më kryetar i saj”, tha ai.

A keni vendosur me cilën parti do hyni në koalicion?

Nëse anëtarësia e LIBRA merr vendim që LIBRA të hyjë në koalicion me Berishën, unë nuk jam më kryetar i partisë.

Po me Ramën?

Besoj se po. As me Ramën.

Po me Bashën?

Nuk më lidh asgjë me Bashën e Berishën. Unë nuk mund të drejtoj një organizatë që vendos gjëra për të cilat nuk jam dakord. Ju e ndani dot Bashën me Berishën?

Në nisje të emisionit, gazetarja Eni Vasili ka firmosur për partinë e Ben Blushit, LIBRA që ajo të marrë pjesë në zgjedhje.

Blushi tha se i kishte mbledhur 5 mijë firma qe i duhen per ti dorezuar ne KQZ, dhe se Eni ishte e 5001­a. Edhe gazetari Arion Sulo ka firmosur live. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy