Meta: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar

Meta: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta jep një mesazh me anë të një fotografie të Azem Hajdarit dhe një grupi studentësh të dhjetorit ‘90-të.

Meta thotë se mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike.

Sipas tij, zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!

Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret!

Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy