Vangjeli: Në lojë ka hyrë një aktor i tretë

Vangjeli: Në lojë ka hyrë një aktor i tretë

Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ analisti Lorenc Vangjeli  deklaroi se pavarësisht se njerëzit kanë mbetur të njëjtë, Shqipëria ka ndryshuar.

Sipas tij pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa theksoi se në lojë ka hyrë një aktor i tretë që është pushteti i sistemit gjyqësor.

Përmende Berishën pak më parë por ai ka bërë luftën e tij në meritë të gjithë mëkatarëve. Ka fituar betejën, por do e humbasë luftën deri në fund. Në një fjali që ai e ka thënë vetë por që kësaj radhe i shkon atij për shtat është: fjalimi i famshëm në parlament mos i kruani brirët me bektelin.

Mos i përplasni brirët me bektelin do të thotë që haurret tona të pista vijnë na e pastrojnë amerikanët kush thotë që drejtësia e re ka vdekur nuk e kupton. Njerëzit janë po ata, por Shqipëria ka ndryshuar. Rama premtonte se do i kapte të tijtë prej veshi dhe do i çonte te dera e SPAKut, ndërkohë që një tjetër kryeministër i mbante prej veshi në korridore për të mos i çuar para drejtësisë. Pritshmëritë janë shumë më të mëdha se ato që po ndodhin por kuptoni një të vërtetë të thjeshtë, ka hyrë në lojë një aktor i tretë pushteti i sistemit gjyqësor. Unë besoj te procesi dhe do doja që të kishte një shkop magjik që të ndëshkonte të gjithë të ligjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy