
Në studion e MCN Live, deputeti i PAA, Agron Duka, tha se në asnjë rast, fushata e tij për deputet nuk është financuar nga burime financiare që lidhen me FSHF-në, e cila drejtohet nga i vëllai. I pyetur në lidhje me një pretendim të tillë të hedhur nga kryebashkiaku Veliaj, Duka tha se kjo është tërësisht e pavërtetë.
Shko pyete atë burrin që ka shit fiq se ku i ka gjetur paratë që ka bërë fushatë, mos pyet Gon Dukën se Gon Duka e ka bërë fushatën me paret e veta siç ju thashë që janë gjëra të shënuara në organet e shtetit, neve jemi të regjistruar në shoqëri tregtare shqiptare që nga viti ‘90, bëjmë 31 vjet, aq sa vjet janë kalamajtë tanë sot, ne kemi biznes, ti më thua mua që paska thënë Erioni se Mandi paska vjedh paret e federatës dhe ka bërë fushatën time. Kësaj i thonë pika, pikaaaa....Lali vjen nga koshi i fiqve, unë vij nga biznesi.



