Xhafaj takon homologun britanik Wallace: Luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar

Xhafaj takon homologun britanik Wallace: Luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.

Xhafaj ka takuar edhe homologun e tij, Ministrin britanik për Sigurinë Ben Wallace, ku shprehet se kanë rëndë dakord për një axhendë të përbashkët mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.

Përmes një statusi në profilin e tij në "Twitter", Xhafaj thotë se ministri britanik shumë shpejt do të vizitojë Tiranën, për të vazhduar axhendën e përbashkët mes dy vendeve.

Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar. Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët”, shkruan Xhafaj. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy