Soko: Veliaj, një ‘ISH’ i politikës shqiptare. Rama po përpiqet ta zhveshë nga pushteti administrativ dhe politik

Soko: Veliaj, një ‘ISH’ i politikës shqiptare. Rama po përpiqet ta zhveshë nga pushteti administrativ dhe politik

Ndërkohë që ka nisur një "luftë" mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, Pano Soko, bashkëkryetar i Nismës Thurje, ka shprehur mendimin se Veliaj tashmë shënjohet si një "ISH" i politikës shqiptare.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Soko theksoi se kjo situatë ka ardhur si pasojë e përpjekjeve të kryeministrit Rama për të zhveshur shpejt Veliajn nga pushteti administrativ dhe politik.

Ylli politik i Veliajt ka mbaruar, ai është një 'ISH' i politikës shqiptare. E ardhmja e tij politike është shumë e pasigurt, sidomos duke pasur parasysh akuzat dhe afatet me të cilat do të përballet.

Kjo situatë e bën të pashpresë të ardhmen e tij në politikën shqiptare, ashtu siç ka ndodhur edhe me politikanë të tjerë, siç ishte rasti i Saimir Tahirit.

Rama e ka “shumëzuar me zero” vlerën politike të Veliajt dhe po përpiqet që shpejt dhe me çdo çmim ta çmontojë nga pushteti administrativ dhe politik. Rama po përpiqet ta zhveshë përfundimisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy