Ish-ushtari i UÇK-së arratiset nga MV/ Beogradi i kërkon shpjegim Shkupit për aktin e Ramadanit

Ish-ushtari i UÇK-së arratiset nga MV/ Beogradi i kërkon shpjegim Shkupit për aktin e Ramadanit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka kërkuar shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit, i cili është arrestuar në këtë vend në bazë të një fletarresti të lëshuar me kërkesë të Serbisë. 

Arratisjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak Daçiçi e ka quajtur “skandaloze”.

Arratisja e terroristit dhe kriminelit të luftës Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut është skandaloze. Si është e mundur që dikush që është arrestuar me fletarrest të vlefshëm serb, ndërkombëtar, të shpëtojë nga arresti shtëpiak.

Apo drejtësia ndërkombëtare nuk vlen për terroristët shqiptarë dhe kriminelët e luftës. Kur ata vrasin serbët, gjithçka lejohet dhe falet. 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.

Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Një gjykatë maqedonase më 1 gusht urdhëroi që Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe, sipas vendimit, ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte paraparë që ai të qëndronte në arrest shtëpiak deri më 16 gusht.

Ramadani ishte anëtar i Zonës Operative të Nerodimes dhe fletarresti serb ndaj tij u lëshua me pretendimin se kreu krime lufte ndaj serbëve në verën e vitit 1999 në rajonin e Ferizajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy